Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Remi, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se është përkrahës i idesë së krijimit të shteteve etnike.
“Në Ballkan do të funksiononte më mirë modeli i shteteve etnike se sa multietniciteti ku shembull i keq shihen Bosna dhe Maqedonia”, ka shkruar ish-shefi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Llapit.
Dialogu Kosovë-Serbi, i cili po shoqërohet me debat me terme ndarjeje, shkëmbim të territoreve si dhe korrigjim kufijsh, është komentuar edhe nga këshilltarit i presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka thënë se nëse të dyja palët punojnë me njëra-tjetrën për të arritur një marrëveshje, nuk përjashtojnë korrigjimet territoriale.