28,11,2024

Avramopoulos: Të sulmosh BE-në është si të dalësh kundër vetes

Must Read

‘’Besoj se politikanët e vendit tuaj duhet ta dinë se nuk jeni vetëm në këto momente, se Evropa po përpiqet t’ju ndihmojë. Në të kundërt, kush sulmon BE-në është si të veprosh kundër interesave të tua”, u shpreh ai në një intervistë të botuar sot nga e përditshmja ‘’La Repubblica’’.

Drejtuesit e qeverisë italiane, Matteo Salvini, lideri i Ligës (ekstremi i djathtë) dhe Luigi di Maio, drejtuesi i Lëvizjes 5 Yjet (antisistem) po kërcënojnë prej disa ditësh BE-në se do të hakmerren, kryesisht në lidhje me pjesëmarrjen e Italisë në buxhetin e përbashkët europian për shkak të ceshtjes së emigrantëve në anijen ‘’Diciotti’’.

Rreth 150 migrantë kanë qëndruar të bllokuar prej ditësh në anijen e rojeve bregdetare italiane ‘’Diciotti’’ në portin Sicilian të Katanias, pasi asnjë shtet europian nuk ka pranuar të presë një pjesë të këtij kontigjenti.

Migrantët u zbarkuan më në fund dje në mbrëmje pas arritjes së marrëveshjes me Kishën Katolike italiane, Shqipërinë dhe Irlandën për shpërndarjen e tyre.

‘’Komisioni u shpreh qartë ‘’jo’’ kërcënime, ato janë të papranueshme. Të gjitha qeveritë janë të lutura t’i përmbahen detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësimi në BE’’, vijon Avramopulos.

Nuk mund të ecim përpara me zgjidhje specifike për cdo anije. Fenomeni migrator nuk do të ndalet shpejt, kështu që duhet t’a menaxhojmë të gjithë së bashku si një familje e vetme europiane, përcjell Atsh.

Të dielën në Bruksel, Avramopulos përshëndeti lajmin e zbarkimit të migrantëve në anijen ‘’Diciotti’’ duke rikujtuar edhe një herë se BE-ja ka nevojë për masa strukturore për menaxhimin e cështjeve që lidhen me imigracionin.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img