Por për rastin e ndodhur, është Krasniqi që i kërkon falje Kadriut, duke theksuar se nuk duhet lejuar përçarjet atje.
“Pas situatës së krijuar në K.K Preshevë, unë dhe këshilltari i APN-së Kadriu ishim viktimat e asaj situate, shpresoj që në seancat tjera të respektohen vlerat demokratike. Është krejtësisht e qartë se në ato situata të krijuara jo ne si të rinj por edhe kushdo qoftë do të del jashtë kontrollit”, ka thënë Krasniqi përmes Facebook.
“Andaj për hir të lidhjeve familjare nuk duhet t’i lejojmë përçarjet dhe publikisht i kërkoj falje familjes Kadriu këshilltarit nga rradhët e APN-së dhe shpresoj që mos të kemi më provokime të tilla”.