24,08,2025

Presidenti i Austrisë për dialogun: Diçka ka ndodhur mbrëmë

Must Read

Kur foli për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ai tha se Austria gjatë udhëheqjes së BE-së do t’i jep një rëndësi të madhe këtyre negociatave.

Tha se “diçka ka ndodhur mbrëmë”, duke mos dhënë detaje tjera, transmeton lajmi.net.

“Diçka ka ndodhur mbrëmë. Unë kam përshtypjen se jemi drejt një moment historik”, tha Der Belen duke iu referuar debatit në forumin e Alpbach, ku folën Thaçi e Vuçiq.

Zgjidhje sa më të shpejt kërkoi edhe komisioneri Johanes Hahn.

Ai nuk tregoi për zgjidhjet e mundshme, por tha se dy palët duhet të pajtohen në një marrëveshje historike.

Kurse presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor deklaroi se arritja e një marrëveshje finale, do të ishte me rëndësi të madhe për Ballkanin dhe Evropën.

“Nëse arrihet një marrëveshje, rajoni ka të ardhme ntë ndritur. Është e vështirë, por shoh motiv te dy presidentët”, deklaroi ai.

Ndryhse Thaçi dhe Vuçiq dialogun do ta vazhdojnë më 7 shtator në Bruksel. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndëshkohen pesë shoferë për kundërvajtje të rënda në komunikacionin rrugor në rajonin e Ferizajt

Ferizaj, 24.08.2025 Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë shqiptuar masa ndëshkuese ndaj pesë shoferëve për shkelje të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img