12,07,2025

Napoli bën përmbysje spektakolare dhe fiton derbin ndaj Milanit

Must Read

Skuadra e Carlo Ancelottit edhe pse ishte në disavantazh, me një angazhim të madh dhe dëshirë të jashtëzakonshme për fitore, arritën të përmbysin rezultatin, për një fitore të paharruar.
‘Rossonerët’ kaluan të parët në epërsi kur Bonaventura shënoi në minutën e 15’ për 0-1.
Me të filluar pjesa e dytë, Milan dyfishoi epërsinë me mbrojtësin Calabria për 0-2.
Vazhdimi i pjesës së dytë i takoi në tërësi Napolit, që fillimisht në minutën e 53’ me anë të Zielinskit ngushtoi epërsinë në 1:2. Ishte pikërisht ky lojtar që shënoi një tjetër gol të bukur në minutën e 67’, për 2:2.
Golin e fitores për Napolin e shënoi Dries Mertens në minutën e 80’, pas një asistimi të pranuar nga Allan.
Në fund, Napoli 3:2 Milan./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kolapson sistemi i policisë maqedonase, rikthehet kontrolli i dyfishtë me Kosovën, kolona të gjata në kufi

Qendra për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se sot është raportuar rënia e sistemit të Policisë së Maqedonisë së Veriut...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img