26,06,2025

Kryetari i Zubin Potokut: Jam i bindur se Serbia do ta ruaj Gazivodën

Must Read

“Pa liqenin e Gazivodës në Kosovë do të mbetnin rreth 700 mijë njerëz pa ujë të pijes në Kosovë” thotë Vuloviç.

Vuloviç shprehet i bindur se Serbia do të arrijë të ruaj Gazivodën dhe Trepçën si prona të saj, duke i cilësuar si pika jashtëzakonisht të rëndësishme.

Sipas tij rëndësinë e Gazivodës e tregon edhe lufta e madhe e Prishtinës për ta pasur nën pronësi të vetën.

Rreth temës së liqenit të Gazivodës ishte bërë zhurmë ditët e para të muajit gusht, kur forca të mëdha të KFOR-it ishin vendosur në afërsi të liqenit.

Kjo kishte nxitur edhe reagimin e ashpër të Beogradit, të cilit e kishin akuzuar Hashim Thaçin se  po e përdor praninë e forcave të KFOR-it në hidrocentralin e Gazivodës, për të futur në histori marrëveshjen e energjisë me Serbinë.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj vazhdon mbështetjen për bujqit: 29 fermerë përfitojnë sisteme moderne të ujitjes

Ferizaj, 26 Qershor 2025 – Komuna e Ferizajt, përmes Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, ka realizuar edhe një projekt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img