14,09,2025

Vazhdojnë zjarret në Berlin

Must Read

Flakët u përhapën gjatë natës të enjten në një zonë që është e barabartë me 500 fusha futbolli.

Qindra njerëz janë evakuar nga shtëpitë e rrezikuara nga zjarri. Autoritetet thanë se 540 persona nga tre fshatra ishin zhvendosur në vende më të sigurta, transmeton Klan Kosova.

Zjarret pranë fshatit Treuenbrietzen u vunë në shënjestër nga helikopterët që hidhnin ujë nga lart por në pyll mendohet se ka municione që datojnë nga veprimet e Ushtrisë Sovjetike në ish-Gjermaninë Lindore, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Zjarri besohet të ketë filluar me qëllim. Deri më tani, trafiku ajror në dhe nga Berlini mbetet i paprekur.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

I ra lisi duke prerë dru, vdes një person në Ferizaj

Një person ka vdekur pasi i ka rënë lisi. Policia raporton se viktima ka qenë duke prerë drunj në afërsi...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img