29,11,2024

Agim Bahtiri kërcënon Haradinajn me rrëzim të Qeverisë

Must Read

Bahtiri përmes një shënimi në Facebook ka kërkuar nga Qeveria Haradinaj që të ndalet Thaçi, në të kundërtën, ai ka paralajmëruar shefin e ekzekutivit.

Shënimi i plotë:

Me shqetësim e lexova lajmin se këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton, ka deklaruar që nëse Kosova dhe Serbia pajtohen për korrigjime territoriale, atëherë ShBA nuk e pengon këtë proces. Pas mbajtjes së një tryeze të organizuar dje nga unë në Mitrovicë, VV, LDK, AAK dhe AKR kanë arritur të pajtohen për pesë konkluzione në lidhje për dialogun me Serbinë, ku pika e parë thotë se në dialogun e Brukselit nuk mund të ketë negociata për ndryshim kufijsh e as shkëmbime territoriale. Nëse nuk pengohen nga Qeveria nismat për ndryshim kufijsh, atëherë Kosova në muajt e ardhshëm rrezikon të hyj në rrugë pa krye, nga e cila mund ta pësoj edhe Qeveria prej protestave të fuqishme të paralajmëruara, të cilat do t’i mbështes edhe unë fuqishëm.

I bëj apel Kuvendit të Kosovës që të mbajë mbledhje urgjente dhe të merr vendim për ndalimin e negociatave në Bruksel për çështjen e shkëmbimeve territoriale. Nëse hapet në Bruksel çështja e ndryshimit të kufijve dhe shkëmbimeve territoriale, mitrovicasit nuk do të rrijnë duarkryq duke shikuar si spektatorë se si po i ndahet trualli, por do të reagojnë në mënyrë radikale duke marrë rrugën për Prishtinë dhe me metoda tjera./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img