28,11,2024

Guardiola rrëfen frikën më të madhe që ka te lojtarët e Man City

Must Read

Të shtunën, kampionët e Premier League do të luajnë ndaj debutuesve të Wolverhampton, një përballje që u zhvillua edhe tetorin e kaluar, në turin e parë të Carabao Cup, sfidë ku City fitoi me vështirësi me penallti.
Në fushë do të mungojnë këtë herë Kevin de Bruyne dhe Claudio Bravo, të dy të dëmtuar, por sipas trajnerit spanjoll Botërori mund të lërë pasoja edhe te disa lojtarë të tjerë, transmeton telesport.
“Problemi më i madh për momentin është se janë disa lojtarë që nuk janë në formë dhe që mund të dëmtohen në çdo moment. Sot po shohim se futbollistët kalojnë shumë kohë për të rikuperuar fizikisht pas ndeshjes. Dikur mjaftonte 1-2 ditë, sot duhet më shumë kohë. Kjo ndodh pasi lojtarët nuk kanë bërë një fazë përgatitore të plotë për shkak të Botërorit. Por në Angli luajmë shumë shpesh dhe nuk kemi kohë të rikuperojmë, pasi kemi edhe turneun e Community Shield e Champions League. Dëmtimet e Kevin dhe Claudio e konfirmojnë këtë gjë, ndërkohë që këtë javë edhe Fernandinho ka patur probleme”, tha Guardiola.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img