05,05,2024

Familja dhe estrada e befasojnë me festë surprizë Ermal Fejzullahun për ditëlindje

Must Read

Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, ka festuar sot (e enjte) ditëlindjen e tij të 30-të.

Me këtë rast ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.

Mes shumë dhurata, njëra ndër befasitë më të mëdha për Ermalin ishte rezervuar në mbrëmjen e së enjtes.

Shumë nga familjarët, por edhe kolegë nga estrada, i kanë organizuar një festë surprizë këngëtarit Fejzullahu në përvjetorin e tij të 30-të.

Festë surprizë për Ermal Fejzullahun në përvjetorin e tij të 30-të (Foto: Ledri Vula/InstaStory)

Festa është organizuar në një nga restorantet luksoze të kryeqytetit, dhe pjesë e saj kanë qenë shumë emra të njohur.

Bashkëshortja e Ermalit, Ariana, është njëra ndër personat e cila i ka qëndruar më së afërmi bashkëshortit të saj në këtë mbrëmje të veçantë.

Ndërkohë, nga fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, vërehet se pjesë e festës kanë qenë edhe emrat e njohur nga estrada si: Ledri Vula, Gjiko, Dafina Zeqiri, Meda, Lumi B etj.

Foto: Ledri Vula/InstaStory

Foto: Ledri Vula/InstaStory

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img