30,11,2024

Shqipëria ka përqindjen më të lartë të përdoruesve të kokainës në botë

Must Read

Një fakt i tillë është publikuar nga The Economist përmes një video të publikuar, ndërsa thekson se lufta ndaj drogës po shkon drejt një krize të re.

Ndërkohë, kartelet e dhunshme të drogës luftojnë për një fitim që kap shifrat e 320 miliard dollarë në vit.

Ndërkaq, bëhet me dije se prodhimi dhe furnizimi global i llojit të kokainës është në rritje.

“Rreth 18 milionë njerëz e përdorin atë në të gjithë globin dhe bota online e ka bërë atë më të aksesueshme më shumë se kurrë më parë”,- citohet nga materiali video.

Gjithashtu, theksohet se Britania, Spanja, Australia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë konsumuesit më të mëdhenj. Por përqindja e konsumimit të drogës në Shqipëri është më e lartë se në çdo vend tjetër, kjo edhe për shkak se është një rrugë e rëndësishme e trafikut të kokainës Afgane.

Prodhuesit kryesorë janë vendet e Amerikës së Jugut. Kolumbia është e 34-ta në rënditje për konsum, por është gjithashtu prodhues dhe furnizues i gjysmës së sasisë së kokainës në botë. 1kg në xhunglat e Kolumbisë shkon rreth 2200 dollarë, ndërsa në Meksikë arrin 12-16 mijë dollarë. Ndërsa në Europë shkon 53-55 mijë dollarë 1.kg. Bandat e krimit të organizuara po kërkojnë rrugë të reja transporti, ndërsa volumin e kanë rritur më shumë se kurrë. Gjithashtu edhe linjat/rrugët e vjetra të kanabisit po përdoren për transport kokaine.

Si, p.sh, brigjet e Gjibraltarait, të cilat vitin e kaluar trafikuan 300% me shumë. Për këtë përdoren edhe metoda si ato me nëndetëse të ndërtuara në mënyrë gjysmë artizanale, siç ishte rasti i nëndetëses që transportonte 7.7 ton kokainë nga Kolumbia në Amerikën Qëndrore dhe Meksikë. Tashmë trafikantët kanë qasje edhe në sistemet e monitorimit në mënyrë që t’i shmnagen detektimit të tyre. Masat globale janë rritur, por gjithashtu është rritur edhe prodhimi global i drogës. Amerika shpenzon 40 milionë dollarë çdo vit në luftën kundër drogës, ku ndalohen rreth 1.5 milionë qytetar, nje e treta e të cilëve burgosen. Por ligjet e forta kundër drogës po ndikojnë në mënyrë jo të barabartë tek të varfërit.

Toleranca zero ndaj drogës ka ndikuar pak në varësinë ndaj saj, ku niveli i overdozave është më i larti në botë. Një rrjet i errët i përdoruesve dhe trafikantëve të drogës,  përdorin tani Ëebin për të blerë dhe shitur drogë në mënyrë të fshehur, duke e bërë luftën ndaj drogës të vëshitirë për autoritet të cilat nuk mund t’a fitojnë luftën.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img