20,10,2025

Haliti thotë se çështjen e veteranëve nuk mund ta zgjidhë drejtësia

Must Read

Ai nuk ka treguar ndonjë ide konkrete se si mund të rregullohet kjo çështje, por ka theksuar se zgjidhja duhet të shihet jashtë organeve të drejtësisë.

Haliti, i cili është një ndër themeluesit e UÇK-së, ka thënë për “Epoka e re” se komandantët e zonave dhe ata të brigadave kanë të dhëna për numrin e ish-luftëtarëve të lirisë.

“Nuk mund të them nëse kanë qenë 60 mijë veteranë, 10 mijë, 12 mijë apo 20 mijë siç po flitet. Shifrat janë të ndryshme por mendoj se askush nuk po ia qëllon”, ka thënë Haliti.

Ai ka shtuar se kjo çështje duhet të rregullohet me gjakftohtësi.

“Nuk mund të fshihen të gjithë ata që vërtet kanë kontribuuar për lirinë e vendit”, ka porositur Haliti.

Sipas Halitit, shteti do të falimentohet nga “ky trend i politikës në Kosovë, që të gjithë të bëhen veteranë të arsimit, veteranë të luftës, veteranë të kësaj apo asaj çështje, dhe që të gjithë të paguhen”.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vjedhje e rëndë në Ferizaj: Hajdutët depërtojnë me forcë në shtëpinë e një qytetari, grabisin ari në vlerë 10 mijë euro

Një vjedhje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Bajram Kelmendi” në Ferizaj, ku persona të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img