12,01,2026

Opozita “nuk i ka votat” për rrëzimin e qeverisë

Must Read

Përveç Partisë Socialdemokrate, partitë e tjera opozitare nuk i kanë dhënë nënshkrimet e tyre për një nismë të tillë.

Ditë më parë edhe deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri paralajmëroi se në fillim të sesionit vjeshtor të Kuvendit, grupi i tij parlamentar mund të iniciojë mocion mosbesimi për qeverinë.

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, thotë për RTV Dukagjinin se partia e tij mbështetë cilëndo parti në mocionin kundër qeverisë.

Mirëpo, sipas tij nga ajo që po shihet opozita nuk i ka votat për rrëzimin e qeverisë.

“Ajo që po duket në fakt është se opozita nuk i ka numrat e mjaftueshme për rrëzimin e qeverisë, nuk është problem as te PSD-ja as te askush tjetër nga opozita por thjesht nuk janë numrat. Në momentin që sigurohen ato vota PSD-ja është e gatshme të votoj për rrëzimin e qeverisë”, shprehet deputeti Krasniqi.

Se opozita nuk i ka numrat për rrëzimin e qeverisë e thotë edhe Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës, i cili shprehet se për t’u realizuar kjo nevojitet guxim politik.

“Duhet të del një subjekt politik që ta merr një hap të tillë, sepse ne kemi dëgjuar deklarata të vazhdueshme, mirëpo përveç atyre 12 nënshkrimeve të PSD-së që i bënë publike dhe i ofruan te opozita për të nisë një veprim të tillë, por nuk kemi parë diçka konkrete as nga LDK-ja as nga Vetëvendosje në këtë drejtim”, shprehet Artan Murati nga KDI.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img