21,12,2025

Pritja mori fund, Mavraj gjen një klub të ri

Must Read

Mbrojtësi Mërgim Mavraj është një nga futbollistët e kombëtares shqiptare që nuk ka gjetur ende ekip. Futbollisti u largua nga Hamburgu pas shumë problemeve që kishte me klubin gjerman. 32-vjeçari nuk kaloi një sezon të mirë, pasi u përjashtua nga skuadra që ra nga Bundesliga duke qëndruar për 6 muaj pa luajtur.
Shqiptari prishi kontratën me mirëkuptim me ish-ekipin e tij dhe tashmë është futur në kërkim të një skuadre të re. Shtatlarti është i vonuar, pasi merkatoja është mbyllur në ligat kryesore të Europës. Ai kishte interesim nga Italia, Peruxhia, por marrëveshja nuk u arrit, ashtu si me ekipin e La Korunjas në Spanjë. Me merkaton drejt mbylljes, lojtarit i duhet të vrapojë për të gjetur një skuadër të re.
Telesport zbulon me burime pranë lojtarit se Mavraj është në kontakte me skuadrën e Arisit. 32-vjeçari mund të përfundojë në kampionatin grek të futbollit. Ai do të bashkohej me mesfushorin tjetër shqiptar, Migjen Basha. Ky i fundit ka hyrë “mik” për ta bindur, pasi momentalisht mbrojtësi nuk është i bindur për shkak të rrogës që i ofron ekipi grek. Dita e sotme do të jetë vendimtare, të shohim dhe të presim nëse Mavraj do të zgjidhë përfundimisht të ardhmen.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img