27,11,2024

Marrëveshja për Brexit, Britania skenar “shpëtimi” në rast dështimi

Must Read
Zyrtarët e lartë britanik thonë se edhe pse arritja e një marrëveshje me BE mbetet “prioriteti i tyre absolut”, Londra duhet të jetë gati për të shqyrtuar alternativat.

Negociatat mes Britanisë dhe BE kanë ngecur në vend kur vendi pritet të largohet nga BE-ja në mars të 2019. Ministri britanik i Brexit Domenic Raab, deklaroi se “kemi përgjegjësinë si qeveri të përgatitemi për çdo eventualitet”, ndërkohë opozita laburiste e ka hedhur poshtë si mundësi daljes së vendit nga BE pa marrëveshje, duke thënë se nuk do e lejonte një gjë të tillë.

68 dokumentet këshillues pritet të publikon të gjitha brenda disa javësh, dhe pritet të mbulojnë fusha të tilla si siguria në aviacion, energjia bërthamore për qëllime civile, furnizimet me ilaçe dhe medikamente, të drejtat e shtetasve britanik që jetojnë në vendet e BE-së, transporti rrugore dhe të drejtat e peshkimit.

Mbështetësit e Brexit thonë se gjithçka që po bënë qeveria është pjesë e të ashtuquajturit ”Projekti i Frikës” dhe se Britania nuk duhet të frikësohet, nëse largohet pa marrëveshje tregtare dhe aplikon rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë.

Gjërësisht mendohet se kjo taktikë e qeverisë synon të përforcojë dorën negociuese të Londrës në bisedimet me Brukeslin, por edhe të çimentoj pozicionin e kryeministres britanike në negociata dhe vizonin e saj për Brexit-in më të mirë, në sytë e publikut vendas.

Një gjë është e sigurt; nga mos arritja e një marrëveshje mes Britanisë dhe Bashkimit Evropian, si ishulli ashtu edhe kontinenti do të dalin të humbur, një alternativë që do duan ta evitojnë, pavarësisht nga retorika dhe taktikat negociuese.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img