13,01,2026

Lajm i mirë për kosovarët që marrin pensione nga Austria

Must Read

Qeveria austriake ka vendosur të rrisë pensionet, por fillimisht për pensionistët të cilët kanë të ardhura më të vogla, shkruan Gazeta Express.

 

Siç shkruan e përditshmja austriake “Der Standard” pensionet do të rriten për 2.7 për qind, bazuar në politikat fiskale të Qeverisë.

Kjo rritje prej 2.7 për qind do të ndodhë për pensionistët të cilët marrin prej 1 mijë e 115 euro deri 1 mijë e 450 euro.

Ndërsa rritje më të vogël do të marrin pensionistët të cilët marrin pension më të lartë se 1 mijë e 450 euro.

Nga kjo rritje pritet të përfitojnë pothuajse gjysma e pensionistëve, dhe pritet që qeverisë austriake t’i kushtojë miliarda euro.

Vendimi pritet të futet në fuqi nga 1 janari i vitit 2019 dhe pritet që të ketë ndikim edhe për shqiptarët nga Kosova të cilat marrin pensione nga shteti austriak.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img