09,11,2025

Ajaxi, PSV dhe AEK-u drejt fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve

Must Read

Ajaxi fitoi 3-1 sfidën e parë ndaj Dinamos së Kievit në “Johan Cruyff Arena” të Amsterdamit, ndërkohë që PSV-ja mposhti një ditë më parë 3-2 (në transfertë) bjellorusët e BATE Borisovit.
Grekët e AEK-ut, të cilët vijën si kampionë në fuqi të kampionatit helen, triumfuan 2-1 në Hungari përballë ekipit të Videotonit, i cili sivjet njihet me emrin MOL Vidi.
Nga rezultatet e tjera të ndeshjeve të para spikat barazimi 1-1 i PAOK-ut të Selanikut në fushën e vështirë të Benfikës, sikurse barazimi me të njëjtin rezultat i Dinamos së Zagrebit në transfertë me zviceranët e Young Boys.
Në barazim pa gola përfundoi sfida e Crvena Zvezdës me Salzburgun, e zhvilluar pa tifozë mbrëmjen e së martës. Pas një jave do të luhet edhe ndeshjet e kthimit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img