24,11,2024

Tahiri: Mund të hetohet edhe Kadri Veseli

Must Read

Ndonëse cilësohet si përzierje e pushteteve, ministri i Drejtësisë ka bërë veprime që mund të cilësohen si ndërhyrje në prokurori dhe gjykata.

Njëjtë veproi kur kërkoi hetim në rastin e listave të veteranëve.

Por në një intervistë për Frontal, ministri ka thënë se këto bëhen në cilësinë e qytetarit të thjeshtë.

I pari i drejtësisë kosovare në qeverinë e Kosovës mendon që edhe ikja e Blakaj tregon brishtësi në sistemin e drejtësisë. Madje ai hap mundësi për dyshime.

Tahiri bënë të ditur që hetimi për keqpërdoruesit e parasë publike duhet të bëhet me patjetër. Qoftë edhe nëse ai është shefi i tij partiak, Kadri Veseli, i cili është përmendur në letrën e Blakajt.

E vet shefi i drejtësisë kosovare beson që procesi i listave dhe verifikimit të veteranëve ka përfshirje të njerëzve që sic i quan ai rrjet kriminal.

Situata e krijuar sjellin nevojën për një proces të Vetingut, të cilën Kosova e kishte në vitin 2010 gjatë kohës së UNMIKUT, e që sipas Tahirit ky proces duhet të rikthehet madje edhe shumë shpejt.

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img