23,11,2024

Isa Mustafa i del në mbrojtje kryeprokurorit dhe prokurorit: Ata nuk i frynë listat e veteranëve

Must Read

Sipas kreut të LDK-së, nuk bën që të ngatërrojmë adresat duke akuzuar kryeprokurorin dhe prokurorin sepse ata nuk i kanë fryrë listat.

Të dashur miq,

Shteti i Kosovës duhet të gjejë rrugë për tejkalimin e deformimeve me listat e veteranëve dhe përfitimet e pamerituara të një pjese të tyre. Këtë problem e kemi diskutuar disa herë me përfaqësuesit e FMN-së sa isha Kryeministër i vendit, dhe ishim në një rrugë të gjejmë zgjidhje nga ekspertiza dhe përvoja e tyre ndërkombëtare. Si i tillë, ekzagjerimi i listave dhe numrit të veteranëve nuk duhet të jetë vetëm çështje e prokurorisë dhe gjyqësisë, edhe pse këto organe duhet të vazhdojnë pa presione ta bëjnë punën e tyre.

Gjeneza, mendoj se, qëndron te lëshimi me prapavijë klienteliste apo edhe nga interesa të tjera e dëshmive nga përgjegjësit e zonave për njerëz që nuk kanë qenë pjesë aktive e luftës. Prandaj duhet të sillemi racionalist, të mos ngatërrojmë adresat, sepse as Kryeprokurori dhe as ish prokurori i lëndë nuk i kanë fryrë listat. Shfryrja e listave duhet të ndodhë nga ata që i kanë fryrë dhe me Ligj të veçantë. Ndërkaq, keqpërdoruesit duhet të përgjigjen.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img