Është “La Republica”, e cila shkruan se përveç Napolit, të cilit i ishte ofruar portugezi, në garë për CR7 ishte edhe Milani.
Fasone dhe Mirabeli kishin shfrytëzuar marrëdhëiet e mira me agjenti Horge Mendez, dhe në heshtje po punonin që ta arrinin këtë transferim të bujshëm që nga viti i kaluar.
Negociatat mbetën të hapura edhe gjatë këtij viti, por në fund, fakti që kuqezinjtë nuk ia dolën të kualifikohen në Champions League dhe problemet e shumta me shoqërinë kineze, bënë që kjo alternativë e merkatos të binte poshtë.
Gjithsesi duhet thënë se edhe me kalimin e Ronaldos te Juventusi, Milani përfitoi disi, pasi arriti të marrë në Milano Gonzalo Higuainin, një bomber që premton gola të shumtë për kuqezinjtë, të cilët kanë vuajtur për numra 9, gjatë sezoneve të shumta.
Must Read