Beqiri i ka quajtur lojë fjalësh idetë e presidentit, sepse sipas tij, një gjë e tillë nuk mund të ndodh pa i dhënë tokë Serbisë.
LDK-ja paralajmëron se në shtator do të iniciojë mocion për shkarkimin e qeverisë dhe për këtë kërkon edhe mbështetjen e deputetëve të siç e thotë ai, të pakënaqur të koalicionit.
Kujtojmë se LDK-ja një gjë të tillë e ka paralajmëruar tash e një kohë të gjatë.
Pas dështimit të arritjes së konsensusit nga tryezat e përbashkëta, zyrtarë nga kjo parti kishin thënë se në shtator do të fillojnë me veprime konkrete në rrëzimin e Qeverisë.
Ata madje nuk e kanë përjashtuar as bojkotimin e votimit të projektligjeve që sillen në Kuvend.
Këto komente, Beqiri i ka bërë në një intervistë me rtv21.