27,11,2024

Vrasja në Gjilan, Prokuroria arsyeton pse nuk urdhëroi bastisje

Must Read

Në një përgjigje për KALLXO.com, Prokuroria e Gjilanit thotë se lidhur me rastin e kanosjes që kishte ndodhur pas një mosmarrëveshjeje që kishte ndodhur mes të dyshuarve dhe tanimë viktimës Policia e kishte njoftuar prokuroren kujdestare.

Kjo e fundit kishte kërkuar nga Policia që të vazhdonin hetimin.

“Arsyeja që rasti është dorëzuar për hetim në sektorin e hetimeve, pranë Policisë së Kosovës, është se ishte konstatuar se nuk kishte vend për kallëzim penal dhe as për çfarëdo arrestimi të të dyshuarit”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Më tej, në përgjigje thuhet se kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan ka kërkuar që për rastin në fjalë të dorëzohet raport nga Sektori i Hetimeve të Policisë së Kosovës dhe një raport nga prokurorja kujdestare, për të cilin opinioni do të informohet me kohë.

Një 24-vjeçar mbeti i vrarë me armë zjarri. Të dyshuarit janë dy kushërinj të tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img