Filmi ‘Ajo’ me skenar dhe regji nga More Raça dhe producent Sunaj Raça, ka fituar të drejtën të konkurrojë për çmimin OSCAR, pasi është në mesin e nëntë finalistëve, në festivalin Manhattan Short Fiilm Festival që do të mbahet nga 27 Shtator deri më 7 tetor 2018.
Filmi do të shfaqet në 350 qytete të botës, në gjashtë kontinente.
Ky film flet për dhunën në familje, guximin e një vajze të vogël për të shpëtuar veten dhe nënën e saj.
‘Ajo’ është prodhim i shtëpisë filmike, Arena i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
Në të luajnë: Aurita Agushi, Sunaj Raça, Diella Valla, Florist Bajgora, etj.
Në edicionet e mëparshme të Manhattan Short Film Festival finalist ishin dy filma të cilët u nominuan për çmimim Oscar, filmi Shok dhe Bear Story,