27,11,2024

Shpallet aktgjykimi në rastin e të akuzuarve për mashtrim në vlerë 271 mijë euro

Must Read

Sipas vendimit të Gjykatës, dy të akuzuarit janë liruar nga akuza, raporton kallxo.com.

Ndërsa, i dëmtuari Gjon Gjonaj udhëzohet në kontest civil lidhur me kërkesën për kompensim të dëmit.

Gjyqtarja Diana Sina tha se shpenzimet procedurale do të bien në barrë të Gjykatës.

Sipas aktakuzës dyshohet se Ukë Lekaj dhe Ismet Osmani, si bashkëpronarë të firmës Sh.p.k ”Lori”, me seli në fshatin Novosellë e Ulët të Gjakovës, duke ushtruar veprimtarinë për hulumtimin e kromit, ia kanë fshehur faktet me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore.

Në aktakuzë thuhet se të dëmtuarin Gjon Gjokaj e mashtrojnë dhe e nxisin të kryejë një veprim në dëm të pasurisë së tij duke marrë shumën e parave në vlerë prej 271.500 euro.

Aktakuza shpjegon se janë dakorduar që i dëmtuari të investojë këto para në firmën Sh.p.k ”Lori”, mirëpo të njëjtit licensën e firmës “Lori” ia kanë shitur kompanisë “Sokoli Company” në Prizren, me bashkëpronarë Petrit Spahija dhe Skender Vata, në shumë prej 162.000 euro, pa i treguar të dëmtuarit Gjon Gjokaj.

Me këto veprime dyshohet se Ukë Lekaj dhe Ismet Osmani në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të mashtrimit.

Në seancën e kaluar, i dëmtuari kërkoi nga të akuzuarit që në mënyrë solidare t’ia kthejnë shumën prej 271 mijë e 500 euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img