Real Madridi do të transferojë një sulmues deri në fund të afatit kalimtar.
Tani për tani opsioni më i fuqishëm është Mauro Icardi, përcjellë “Lajmi.net”.
Sipas “Don Balon”, Reali ka përgatitur ofertën e majme për argjentinasin.
“Los Blancos” do të ofrojnë 200 milionë funte për sulmuesin.
Mbetet të shihet nëse Interi do të pranojë largimin e Icardit, por një gjë e tillë është e vështirë sepse merkatoja në Itali është mbyllur dhe zikaltërit s’do të kishin zëvendësues për të. /Lajmi.net/
Must Read