28,11,2024

Kryeprokurori Millaku: Aktakuza e Blakajt për veteranët mashtrues ka pasur lëshime është dashtë të rishikohet  

Must Read

“Në hetimet për veteranët mashtrues puna ka vazhduar edhe gjatë ditëve të festave është shikuar se kush i plotëson kushtet për veteranë e kush jo. Puna ka zgjatë disa muaj, ka kërkuar shumë mund por s’ka qenë shumë e komplikuar. Gjatë hetimeve kam pas kontakt me prokurorin e kam sugjeruar që kur të bëhet finalizimi i 19 mijë emrave, të nxjerrjet ditëlindje emri i tyre dhe detaje tjera”, ka thënë Blakaj, raporton lajmi.net.

Sipas tij, ky mashtrim i ka shkaktuar dëmin më të madh buxhetit të Kosovës deri më tani.

Tutje, Millaku ka treguar se si Blakaj është tërhequr nga detyra e tij prej prokurori.

“Blakaj ka ardh në zyrën time, më tha erdha të këllishohem me një çështje personale që ka të bëj me familjen time. Më kanë ofruar punë në Amerikë nuk e di çka me ba a me shku a mos me shku , i kam thënë se je njeri i pjekun duhet të mendosh për të ardhen tënde, mirëpo i kam treguar se një prokuror si ai e len keq Prokurorinë”, është shprehur kryeprokurori.

Sa i përket aktakuzës për listat e fryra të veteranëve, Millaku ka thënë se Blakaj ia ka sjellë aktakuzën disa ditë para datës 11 korrik të 2018-ës, mirëpo deklaron se ka qenë e panënshkruar.

Millaku ka thënë se në aktakuzën e paraqitur nga Blakaj për veteranët mashtrues ka pasur disa lëshime dhe është dashtë të rishikohet./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img