04,05,2024

Gjuriq: Nëse ka marrëveshje me Kosovën, serbët do të kenë më shumë territor

Must Read

Ai ka thënë se “përderisa shqiptarët dhe serbët jetojnë në të njejtën zonë, por me interesa të ndryshme”, atëherë sipas tij nuk mund të ketë marrëveshje historike.

Në një intervistë Gjuriq ka theksuar se Serbia ka interes për marrëveshje finale, por që nuk është shumë optimist, transmeton lajmi.net.

“Kemi përgjegjësi ndaj të ardhmes së popullit tonë, dhe nuk duhet ta lëmë këtë problem për brezat e tjerë”, tha Gjuriq.

“Nëse do të ketë zgjidhje të problemit të Kosovës, atëherë Serbia dhe serbët do të kenë më shumë territor, para dhe të drejta. Kjo do të përmirësojë pozitën e tyre aktuale”, thotë Gjuriq.

Sipas tij, në qoftë se arrihet deri të një zgjidhje atëherë pozita e serbëve në Kosovë do të përmirësohet.

“Ky është vetëm një problem i popullit tonë, dhe duhet të zgjidhet pasi është me interes kombëtar”, deklaroi tutje ai.

Marko Gjuriq pretendon se marrëveshja finale duhet të jetë gjithpërfshirëse. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img