08,05,2024

Ancelotti plot emocione para debutimit me Napolin

Must Read

Lazio do të përballet ditën e sotme me Napolin në orën 8:30 për ndeshjet hapëse të Seria A.
Kjo ndeshje nga shumë media është konsideruar si “Derbi” mes shqiptarëve për shkak të shumë lojtarëve me origjinë shqiptare që aktivizohen në këto skuadra.
Nga ana e Napolit do të kemi një debutim nën kujdesin e Ancelotit i cili është shprehur se po e pret me shumë emocione këtë ndeshje.
“Jam i emocionuar, mjaft i lumtur sepse rikthehem në Itali pas 9 vitesh. Shumë gjëra kanë ndryshuar. Sa kohë do të duhet për të parë Napolin e vërtetë? Mendoj se që me Lacion do të jemi të balancuar. Disa teste kanë shkuar mirë, disa të tjerë më keq, por kur ndryshon, koha është e domosdoshme dhe mos prisni ndonjë revolucion nga unë. Sfida me Lacion? Nuk do të jetë e lehtë, sepse do të kemi përpara një skuadër që luan shpejt, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm nëse duam që ta nisim mirë”, tha Ancelotti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img