“BE nuk është mënyra për të bashkëpunuar në Evropë,” tha shefi i partisë Jimmie Akesson për Radio Sveriges, duke bërë thirrje për një votim në stilin Brexit.
“Pozicioni im është që ne duhet të negociojmë kushtet [e anëtarësimit tonë] të BE’së dhe pastaj njerëzit duhet të thonë fjalën e tyre”.
Komentet vijnë vetëm një ditë pasi dy nga deputetët e partisë publikuan një pjesë të opinionit në internet duke i bërë thirrje Suedisë të ecë përpara me strategjinë e saj “Swexit”.
“Demokratët e Suedisë duan të largohen nga Bashkimi Evropian,” shkroi Kristina Winberg dhe Peter Lundgren.
“Ne nuk duam të kemi një Komision të pa këshilluar të BE, i cili së bashku me gjykatën dhe parlamentin mund të kërcënojnë mbi shtetet anëtare”.