27,11,2024

Ndeshjet e shtyra, ja kur mund te luhen duelet nga Serie A

Must Read

Shtyrja e dy ndeshjeve për shkak të tragjedisë së Gjenovës është shndërruar në një problem për Ligën Italiane të Futbollit, që kërkon t’i rikuperojë sa më parë të jetë e mundur.
Ideja më e fundit është rikuperimi i menjëhershëm i Milan-Genoa dhe Sampdoria-Fiorentina, duke filluar që nga mesjava e ardhshme, që përkon me datat 21 dhe 22 gusht.
Kjo pasi me startin edhe të Europa Leagues, do të jetë e vështirë të gjendet një datë e lirë për Milanin, që të rikuperojë ndeshjen me Genoan, të paktën deri në fund të tetorit.
Gjithsesi zyrtari i Ligës, Marco Brunelli theksoi se ky opsion po studiohet dhe do të kërkohet edhe mendimi i klubeve, para se të finalizohet vendimi.
Ndërkohë mjaft i ashpër ka qenë qëndrimi i Ministrit të Brendshëm Italian, Matteo Salvini, i cili kritikoi ligën që shtyu vetëm dy takime, duke lejuar të luhen 8 të tjerat.
“Mendoj se në këto momente duhet të shtyheshin të gjithë takimet, pasi duhet të bashkohemi me dhimbjen e atyre viktimave të Urës Morandi. Për të drejtat televizive dhe fitimet e sponsorëve, besoj se ka kohë të mendohet më pas”, deklaroi Salvini.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img