02,05,2025

Ja kush do ta zëvendësojë De Bruynen në formacionin e Guardiolas

Must Read

De Bruyne ishte lojtari dhe bartësi kryesor i lojës së Cityt sezonin e kaluar. Dilema më e madhe që mbetet në kampin e spanjollit Guardiola është se kush do ta zëvendësojë mesfushorin gjenial belg.
Kapaciteti i skuadrës së Cityt nuk lë shumë hapësirë për panikë. Duke pasur parasysh se në skuadër ka emra si Bernardo Silva dhe Ilkay Gundogan.
Kështu thotë mbrojtësi i krahut Walker, i cili nuk beson se do të jetë problem të mbulohet pozita De Bruyne.
“Mungesa e De Bruyne sigurisht që është e madhe, por ne kemi mjaft lojtarë cilësorë dhe do ta mbulojnë mirë mungesën e tij”, ka deklaruar Walker.
Kujtojmë gjithashtu se sezonin e kaluar ishin pikërisht Gundogan dhe Bernardo Silva, dy lojtarët që Guardiola i përdorte si zëvendësues të treshës kryesore të mesfushes ( David Silva, Fernandinho, KDB). /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Përfundon me sukses kërkimi për personin e zhdukur në Kaçanik

Pas disa ditë kërkimesh intensive, sot më 01.05.2025, rreth orës 09:55, është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore personi...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img