Kampionët e Ligës së Evropës kanë dhuruar një shfaqje jo të mirë, duke u mundur në Estoni nga Atletico Madrid.
Paraqitja e Real Madridit në këtë ndeshje është kritikuar shumë nga tifozët e kësaj skuadre, të cilët vazhdojnë të shprehin keqardhje për largimin e Cristiano Ronaldos.
Marcelo përmes llogarisë së tij në Instagram, u ka premtuar tifozëve se Real Madrid do të rikthehen edhe më të fortë.
“Do të rikthehemi edhe më të fortë. E kemi sezonin para. La Liga fillon të dielën, ne do të japim gjithçka siç kemi bërë gjithmonë”, ka shkruar Marcelo./Lajmi.net/
Must Read