17,01,2025

Thaçi thotë se kundërshtarët e korrigjimit të kufijve janë “kamikazë politikë”

Must Read

Në një intervistë për gazetën Epoka e Re ai ka deklaruar se ata që e kundërshtojnë këtë ide janë kamikazë të fuqishëm politikë.

Shefi i shtetit është zotuar se për këtë çështje dhe marrëveshjen finale me Serbinë do ta thonë fjalën e fundit qytetarët, nëpërmjet referendumit.

Presidenti ka theksuar se nuk do ta lejojë askënd të bllokojë arritjen e një marrëveshje përfundimtare me Serbisë, e cila sipas tij, siguron të ardhme evropiane për Kosovën.

Ai e ka ftuar opozitën të bëhet pjesë e dialogut pasi sipas tij, ballafaqimi i argumenteve duhet të ndodhë në tavolinë.

Presidenti ka thënë se nuk do të lejojë që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive.

Ai ka shprehur optimizëm se një bazë e mirë e marrëveshjes me Serbinë do të arrihet në pranverën e ardhshme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KEK-u thotë se gjatë dhjetorit 2024 ka shitur teprica

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka dhënë një sqarim lidhur me shitjen e tepricave të energjisë elektrike përgjatë muajit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img