
“Farnesina dhe Ministria e Brendshme italiane konfirmojnë se dy shtetas shqiptarë, kanë humbur jetën në tragjedinë e Gjenovas” .
I pari i qeverisë bëri të ditur edhe identitetin e viktimave.
“Në vijim të komunikimeve me spitalin e Gjenovas dhe familjet përkatëse, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë konfirmon se viktimat jane shtetasit shqiptarë, Marijus Djerri dhe Admir Bokrina”.
Kryeministri Rama, njofton se ambasadorja e Shqipërisë në Itali u ka shprehur drejtpërdrejtë ngushëllimet familjarëve dhe ka ofruar mbështetjen e shtetit shqiptar, në këtë ditë kaq të rëndë për ta.
Nga ana tjetër, edhe konsullata në Milano është e gjitha në dispozicion të familjeve te viktimave shkruan mes tjerash në postimin e Ramës.
Të gjithë u jemi pranë familjeve të Marijusit e Admirit dhe ndjekim situatën orë pas ore, me të gjithë dhimbjen e keqardhjen e madhe për të gjithë burrat, gratë, fëmijët që humbën jetën në skenën apokaliptike të Gjenovas – përfundon statusi i Edi Ramës në Facebook.