Ritmi i shpejt i lojës dhe agresiviteti në futbollin anglez i shtynë të rinjtë që ta japin maksimumin nga vetja e tyre për të ardhur në shprehje e për të fituar një vend në formacionet e para të skuadrave përkatëse.
Kemi qenë deshmitarë se talentët që korrin sukses në futbollin anglez zor se dështojnë në ligat tjera evropiane, transmeton Lajmi.net
Këta janë të rinjtë që pritët të marrin vëmendjen e audiencës së futbollit anglez këtë sezon.
Nya Kirby (Crystal Palace)
Kirby ishte njëri nga talentët më të spikatur në akademinë e Tottenham. Mesfushori ishte target i disa klubeve të mëdha para se të nënshkruante me Crystal Palace. 18 vjeçari gjithashtu ishte pjesë e përfaqësuesës U-17 të Anglisë, me të cilën u shpall fitues i Kupës së Botës.
Michael Obafemi (Southampton FC)
Obafemi është lojtari i dytë më i ri në histori të klubit që paraqitët në skuadrën e parë. Kishte vetëm 17 vjet dhe 116 ditë kur u paraqit për herë të parë. I riu ishte pjesë e akademisë së Arsenal dhe Chelsea dhe pritët që nën urdhërat e Mark Hughes të ketë minutazhë të mjaftueshme për ta treguar vetën.
Eddie Nketiah (Arsenal)
Nketiah e kaloi karrieren si i ri në akademinë e Chelseat para se të tërhiqte vëmendjën e skautistëve te Arsenal. 19 vjecari Nketiah pati përformanca të shkëlqyera me të rinjët e “Gunners” duke shenuar 30+ gola. Gjithashtu Eddie shfaqi përformanca të mira edhe në miqësoret e fundit dhe në lojrat në kuadër të “Champions Cup”, fakt ky që do ta shtyej Unai Emery t’i jap minutazh edhe në Premier League.
Ruben Neves (Wolverhampton Wanderers)
Portugezi 21 vjeçar iu bashkua Wolverhamptonit para sezonit 2017-18 për një rekord të klubit dhe EFL (15mln funte). Në sezonin debutues me Wolves, Neves shkelqeu duke shënuar 6 gola në 39 ndeshje. Neves gjithashtu njihet edhe nga kombëtarja portugeze, në të cilën u paraqit për të gjitha grupmoshat duke filluar nga U-16. Sigurisht se Wolverhampton do të varet shumë nga përformancat e 21 vjeçarit.
Ryan Sessegnon (Fulham FC)
18 vjeçari është talenti që do të përcillët më së shumti gjatë sezonit 2018-19. Sessegnon e fillloi karrierën me akademinë e Fullham dhe debutoi me ekipin e parë në moshën 16 vjeçare. Anësori i majtë ka luajtur 71 ndeshje dhe ka shenuar 20 gola për skuadrën e rikthyer në Premier League këtë sezon. 18 vjeçari vlerësohet se ka potencialin e duhur për t’i pushtuar kryetitujt e gazetave evropiane me përformancat e tij në sezonin që sapo ka nisur. /Lajmi.net/