13,01,2026

Ischinger: Shkëmbimi i territoreve duhet të parandalohet

Must Read

Në një postim në rrjetin social Twitter, ai ka thënë se shkëmbimi i territoreve duhet të parandalohet, transmeton lajmi.net.

“Si një ish-negociator në raportet Kosovë-Serbi, unë duhet të them se hapja e kutisë së pandorës me shkëmbimin e territoreve duhet të parandalohet”, ka shkruar Ischinger.

Në postimin e tij ka komentuar edhe eurodeputetja Doris Pack. Sipas saj ndryshimi i kufijve në Ballkan nuk duhet të ndodhë.

“Siç e thashë edhe javën e kaluar, të gjithë ata që kujdesen për Ballkanin duhet t’i mbajnë sytë në dy vendet negociuese dhe ta parandalojnë këtë në kohë”, ka shkruar Pack.

Ischinger është vetëm një nga zyrtarët ndërkombëtar del kundër shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Të njëjtën e kanë thënë edhe Angela Merkel, Carl Bildt, Daniel Server, koret diplomatike të Britanisë, Gjermanisë dhe shteteve tjera të fuqishme evropiane. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img