05,07,2025

Erdogani bën thirrje për bojkotimin e pajisjeve elektronike amerikane

Must Read
Presidenti turk tha se ai ka marrë masat e nevojshme në lidhje me ekonominë, në mesin e një rënieje të pandalshme të lirës turke, përshkallëzuar nga përplasja me Uashingtonin. “Të përdorim monedhat e huaja është njësoj si t’i dorëzohemi armikut”, tha ndër të tjera Erdogan.

“Ne do të bojkotojmë produktet elektronike amerikane. Nëse ata kanë ‘iPhone’-in, të tjerë kanë Samsungun. Në vendin tonë ndërkohë është Venus, Vestel, kompania turke e ‘smartphone’-ve”, u shpreh presidenti turk në një deklaratë për televizionin shtetëror.

Në një fjalim sfidues, Erdogan paralajmëroi Shtëpinë e Bardhë se, ata që i shpallnin luftë ekonomike Turqisë do të paguanin çmimin.

Disa ditë pas humbjeve të vazhdueshme, monedha turke lira fitoi disi terren të martën, duke shënuar 5 për qind rritje, që e çon kështu kursin e këmbimit në “1 dollar amerikan të barabartë me 6.5 lira”, nga 6.88 që ishte pasditen e së hënës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kallëzimit të rremë, i cili dyshohet se është bërë me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img