28,11,2024

Nuk varrosi dot kushërinjtë, flet babai i vrasësit gjakftohtë të 8 familjarëve

Must Read

Mëngjesin e djeshëm, prindërit e tij, Sadiku dhe Lindita, si dhe vëllai më i madh, kanë lënë mjediset e Drejtorisë së Policisë, por mësohet se nuk janë kthyer në Selenicë.

Babai i autorit, duke dënuar ashpër veprimin e të birit, është shprehur para policëve se nuk ka guxim që të shkojë, qoftë edhe për të marrë pjesë në varrimin e kushërinjve të tij, shkruan Panorama.

Burimet thanë se prindërit, vëllai dhe motra e autorit, përkohësisht janë zhvendosur te disa të afërm të Lindita Zykajt, ku do të qëndrojnë pa ndonjë afat të qartë.

Ndërsa gjyshi i Ritvanit ka qenë gjatë gjithë kohës në fshat, duke pritur të afërmit që vinin për ngushëllim.

Ritvan Zykaj 24 vjecar eshte autor i masakres e ndodhur ne fshatin Resulaj te Selenices, ku dy dite me pare vrau me kallashnikov 8 anetare te fisit te tij. Xhaxhain e babait te tij, bashke me gruan, te dy te moshuar, si dhe dy djemte e ciftit se bashku me nuset e tyre, dhe dy femije te vegjel.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img