28,11,2024

Mbyllën disa qendra të kontrollit teknik si masë sigurie në trafik

Must Read

Ata kanë pohuar se do të ketë zbatim të përpiktë të ligjit për automjete e mes tyre nën monitorim rigoroz do të jenë edhe autoambulancat, autobusët, furgonët, taksitë, makinat e zjarrfikësve dhe automjete të tjera të shërbimeve emergjente.

Eset Berisha, këshilltari i ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt, e ka konfirmuar iniciativën e kësaj ministrie lidhur me vëzhgimin dhe mbylljen e qendrave të kontrollit teknik që nuk i përmbushin kriteret e rregullsisë teknike.

“Është një numër i veturave të cilat duhet t’iu nënshtrohen kontrollimeve teknike gjashtëmujore. Sipas evidencës sonë është një numër mjaft i madh i veturave të cilat këto kontrolle teknike gjashtëmujore nuk i kanë kryer”, ka thënë Gashi për Klan Kosovën.
“Sipas Udhëzimit Administrativ 1/2018 parashihet edhe si masë pezullimi i licencës, dhe revokimi i licencës”.

Ky vendim është mirëpritur nga drejtori i Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, Bujar Gashi, ndërkaq sipas ekspertit të komunikacionit, Bekim Ahmetit, masat e ndërmarra nga ministria do të ndikojnë në zvogëlimin e numrit të aksidenteve në trafik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img