Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Shefket Musliu, idenë  e korrigjimit të kufirit me Serbinë e ka vlerësuar si diçka të domosdoshme dhe që duhet të përkrahet.

Nazmi Hajredini, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës në Preshevë, ka thënë se shpresa për përfshirjen e kësaj zone në Kosovë i ka mbajtur gjallë ndër vite të gjithë ata që kanë kontribuar për çështjet kombëtare.

Korrigjimi i kufirit me Serbinë  si element që do të diskutohet në bisedimet në Bruksel mes dy presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, ka mbështetjen edhe të krahut politik të UÇPMB-së.

Shaqir Shaqiri, ish zëdhënës i Këshillit Politik të UÇPMB-së ka thënë se ideja e presidentit do të duhej të gjejë përkrahje nga të gjitha nivelet e veçanërisht nga klasa politike që vepron në Luginë.

Arritja e një stabiliteti të qëndrueshëm dhe ngritja e nivelit të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Buajnoc, do të mund të arrihej me përfshirjen e kësaj zone në kuadër të Republikës së Kosovës, vlerësojnë ish udhëheqësit e luftëtarëve të UÇPMB-së.