10,11,2025

Rusia paralajmëron Amerikën: Pengimi i bankave, akt lufte ekonomike

Must Read
Paralajmërimi i bërë nga kryeministri Dmitry Medvedev reflekton frikën e rusëve ndaj impaktit të kufizimeve të reja ndaj ekonomisë dhe aseteve të tjera financiare, përfshi rublën që ka humbur afro 6 për qind të vlerës së saj gjatë kësaj jave.

Ekonomistët presin që ekonomia ruse të rritet me 1.8 për qind këtë vit. Nëse sanksionet e reja të propozuara nga Kongresi amerikan dhe Departamenti i Shtetit do të implementohen në tërësi, gjë që mbetet ende e paqartë, disa ekonomistë besojnë se rritja ekonomike thuajse do të zerohet.

Presidenti Vladimir Putin diskutoi atë që Kremlini e quajti “hapat e reja jomiqësore të mundshme nga Uashingtoni”, me Këshillin kombëtar të Sigurisë këtë të premte.

Strategjia e Moskës në përpjekje për të përmirësuar sadopak marrëdhëniet SHBA-Rusi, duke u përpjekur të ndërtojnë ura me presidentin Donald Trump, duket se nuk po funksionon, pasi ligjvënësit amerikanë lançuan sanksione të reja këtë javë, për shkak se mendojnë se Trumpi po tregohet tejet i butë me Rusinë. Kjo gjë ka shtuar presionin edhe ndaj kreut të Shtëpisë së Bardhë, që të jetë më i rreptë ndaj Rusisë, veçanërisht në këtë periudhë pragzgjedhjesh të mesmandatit.

Departamenti i Shtetit njoftoi sanksione të reja të mërkurën, pasi fajësoi Moskën për helmimin e ish-spiunit rus në Britani gjatë muajit mars. Të premten, Shtëpia e Bardhë dënoi ashpër incidentin në fjalë, të cilin një zëdhënës i Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Trumpit e quajti “një shfaqje e pamatur përbuzjeje ndaj normave ndërkombëtare kundër përdorimit të armëve kimike”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img