05,05,2025

Klopp: Më mirë të mbes një humbës i keq, se sa të fitoj si Ramosi

Must Read

Liverpool në muajin maj humbi finalen e Ligës së Kampionëve, ku u mposht 3:1 nga Real Madrid në Kiev.
Një nga momentet më dramatike të lojës, ishte ndërhyrja e Ramos në Mohamed Salah, gjë që bëri që ky i fundit të largohet nga fusha, duke mos qenë në gjendje të vazhdonte ndeshjen.
Një intervistë e dhënë së fundi për medien gjermane ‘Sport1’, Klopp ka thënë se nuk është në mentalitetin e tij të fitojë me çdo kusht.
“Unë nuk dua të fitoj me çdo kusht”, ka thënë Klopp.
“Të fitoj si Ramos? Jo, më mirë dua të mbes një humbës i keq”, ka shtuar Klopp.
Liverpooli i Jurgen Klopp këtë verë ka kryer disa transferime cilësore, duke u kandiduar si favorit për titullin e Premierligës./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KV “Ferizaj” Kampion i Kosovës për meshkuj

Ferizaj ka shkruar histori në volejbollin e Kosovës duke fituar titullin e dytë të kampionit në histori të klubit,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img