09,11,2025

Gjermani, zvogëlohet ndjeshëm popullsia e re

Must Read

Sipas Destatis, grupmosha 14-17 vjeç që në vitin 2006 përbënte 4.4 të popullsisë gjermane, në vitin 2016 ka rënë në 3.8 për qind.

Popullsia e Gjermanisë, e cila me 82.8 milionë banorë është vendi më i populluar në Bashkimin Evropian, vazhdimisht shkon duke u plakur.

Një analizë e kryer nga Destatis në vitin 2015 kishte paralajmëruar se popullsia mbi 65 vjeç do të rritet, duke sugjeruar se kjo grupmoshë, e cila përbënte 20 milionë nga popullsia totale prej 80.7 milionë në vitin 2013, do të përbëjë 33 milionë të popullsisë totale prej 67.6 milionë në vitin 2060.

Parashikimet po ashtu kanë alarmuar se nga viti 2020, efektet e popullsisë së plakur do të ndihen fuqishëm në ekonomi dhe fushat e tjera.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img