28,01,2026

Agjenti i Malcom tregon pse e tradhtuan Romën duke kaluar te Barcelona

Must Read

Agjenti i Malcom ka folur rreth tradhtisë që ia bënë Romës, duke kaluar te Barcelona.
Leonardo Cornacini deklaroi se Roma u soll keq me të dhe lojtarin, përcjellë “Lajmi.net”.
Përfundimisht ai thotë se Malcom është i lumtur që kaloi te Barca.
“E vërteta është se Malcom nuk shkoi te Roma, sepse ata nuk u sollën mirë me ne. Po punonim edhe për Fuzato, që është një lojtar që ne përfaqësojmë”, deklaroi Cornacini.
“Më pas, Roma e arriti marrëveshjen me një ndërmjetës tjetër. Le ta themi se kjo na irritoi”.
“E vërteta është se mënyra si u soll Roma ne bëri që të mos mendoheshim asnjë sekondë kur folëm me Barcelonën. Edhe Malcom është shumë i lumtur për atë që ndodhi”, shtoi ai. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndërpritet përkohësisht transporti publik urban në Ferizaj

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se nga data 27 janar 2026 (e martë) do të pezullohet përkohësisht transporti publik...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img