13,07,2025

Spitalet sërish pa barna

Must Read

Derisa furnizimi me barna nga lista esenciale ka arritur mbi 50%, ai me material shpenzues në disa spitale nuk është as 30%. Drejtorë të spitaleve konsiderojnë që në këtë kohë numri i pacientëve të cilët kërkojnë trajtim mjekësor është i madh, ndërsa furnizimi me produkte medicinale është i pamjaftueshëm.

Drejtori i Spitalit të Gjakovës, Ahmet Asllani, në një prononcim për gazetën “Zëri” ka thënë se furnizimi me barna nga lista esenciale në këtë spital është 57%, ndërsa me material shpenzues 25%. Sipas tij, furnizimi është më i ulët sesa muajt e kaluar.

“Për muajt prill, maj dhe qershor furnizimi me barna ka qenë 60% dhe 28% me material shpenzues, ndërsa në tremujorin e tretë të këtij viti që e përfshin muajin korrik e deri sot, furnizimi me barna nga lista esenciale është 57% dhe me material shpenzues 25%”, ka thënë ai.

Asllani ka deklaruar se në këtë kohë edhe numri i pacientëve që kërkojnë trajtim mjekësor në këtë spital është më i madh, andaj edhe ky furnizim që ka bërë Ministria nuk i plotëson të gjitha kërkesat e pacientëve. “Jemi furnizuar edhe me material shpenzues për dializë, në përgjithësi pak është përmirësuar furnizimi, por jo i gjithi. Pjesërisht furnizimi i plotëson kërkesat.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy shoferë ndëshkohen për shpejtësi të tejkaluar në Ferizaj, njërit i konfiskihet edhe makina

Ferizaj, 13 korrik 2025Më 13.07.2025, rreth orës 16:00, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, Njësia e Komunikacionit Rrugor ndaloi...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img