Ahmeti ka thënë se kjo çështje nuk është vetëm e sigurisë, duke shpjeguar tutje edhe rëndësinë e marrëdhënieve sociale në mes të burrit dhe gruas.
“Vrasja e dyfishtë ku burri vrau gruan dhe të bijën në Gjakovë nuk mund të trajtohet vetëm si çështje sigurie dhe mos reagim i organeve të rendit. Ne si shoqëri do të kemi raste të tilla përderisa kemi këtë marrëdhenie sociale burrë-grua e përderisa vajza e gruaja të jenë të diskriminuara në cdo hap, e përderisa roli i vajzës e gruas në familje mbetet i njëjte”, ka shkruar Ahmeti.
“Në qoftë se e izolojmë këtë rast e shumë të tjerë si rast i një njeriu të çmendur atëherë as mos të befasohemi nga reagimet tepër të dobëta të organeve të rendit në lajmërimet e dhunës në familje. Shumica e shoqërisë sonë I mbyllim sytë e gojën karshi diskriminimit të përditshëm te grave e vajzave në familjet tona. Aq janë normale sa që as që i vërejmë (pa përjashtu as vetën). Duhet ta kemi guximin që problemin ta adresojmë ashtu siç është, i pabarazisë gjinore në shoqëri”, ka shkruar i pari i kryeqytetit.
Në fund Ahmeti ka shprehur ngushëllime për familjen, kurse ka kërkuar dënim maksimal për vrasësin.