15,09,2025

Kukësi, rrezikohet Europa League. Gjeorgjia bllokon vizat

Must Read

Kukësi ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes së turit të tretë të Europa League me Torpedo Kutaisin, pasi 4 lojtarë të formacionit verilindor nuk kanë marrë viza nga shteti gjeorgjian.

“Katër lojtarë të ekipit tonë nuk janë pajisur me vizë hyrëse nga autoritetet gjeorgjiane. Konkretisht Fait Reginaldo nga Mozambiku; Valon Ethemi dhe Edis Maliqi nga Maqedonia; si dhe Fatjon Maloku nga Kosova. Është shkëmbyer i gjithë dokumentacioni i duhur me klubin pritës dhe Konsullatën gjeorgjiane në Stamboll, atë shqiptare në Stamboll, kemi vënë në dijeni Ministrinë shqiptare të Jashtme, sikurse dhe delegatin e UEFA-s, që të na ndihmojnë në përshpejtimin e marrjes së vizave. Nga klubi dhe autoritetet gjeorgjiane na është premtuar se ky problem do të zgjidhet, por nisur nga kjo situatë, në rast të mosdhënies së vizave për këta lojtarë, ndeshja duhet të shtyhet”, shkruhet në komunikatën e Kukësit.
Sipas verilindorëve, arsye që nuk kanë të bëjnë aspak me futbollin po cënojnë aventurën europiane të klubit, për gjeste që dëmtojnë lojën më popullore në planet dhe cënojnë “Fair Play”-n. Ndeshja mes Torpedo Kutaisit dhe Kukësit është programuar nga UEFA të luhet më 9 gusht, në orën 21:00.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img