15,11,2025

Këto janë klubet që kanë shpenzuar më së shumti deri më tani

Must Read

Disa nga klubet tashmë vetëm kanë siguruar shërbimet e lojtarëve të preferuar duke u përforcuar kështu në pozitat që ata ishin të interesuar.
Edhe këtë herë shpenzimet ishin të mëdha, ndërsa Juventusi është skuadra që ka shpenzuar më së shumti, gjithsej 256.9 milionë euro.
Blerja e tyre më e madhe ishte Cristiano Ronaldo nga Juventusi, pastaj Joao Cancelo nga Valencia dhe Douglas Costa nga Bayern Munich.

Në vendin e dytë është Barcelona me 124.9 milionë euro, blerja më e shtrenjtë është Malcom nga Bordeaux.

Pastaj vjen Liverpooli i Jurgen Klopp me 122.2 milionë euro, ku blerja më e shtrenjtë e Reds ishte portieri i Romës, Alisson Becker.

Në vendin e katër është Atletico Madridi me 109 milionë euro, ndërsa ishte Thomas Lemar nga Monaco ishte transferimi më i shtrenjtë.

Top pesëshja mbyllet nga Roma, klubi nga kryeqyteti italian ka shpenzuar 100,95 milionë euro, ndërsa lojtari që u ble më së shtrenjti është Javier Pastore për 24.7 milionë euro.  /Express

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img