10,11,2025

Scott: Administrata Trump nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj Kosovës

Must Read

Ai ka shtuar se nuk pret që administrata e presidentit amerikan, Donald Trump të ndryshojë në mënyrë drastike qëndrimin e tij mbi statusin e Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Interesat e Amerikës nuk kanë ndryshuar nga presidenti në president. Ajo që ne duam më shumë se administrata e Bushit, Obamës dhe Trump është paqja dhe stabiliteti në rajon, demokracia, marrëdhëniet më të forta ekonomike, integrimi në BE. Pra nuk besoj se politika jonë do ndryshojë”, është shprehur Scott për radion beogradase.

Scott ka shtuar se Shtetet e Bashkuara besojnë se pa normalizimin e marrëdhënive dhe një marrëveshje afatgjatë midis Beogradit dhe Prishtinës nuk ka stabilitet dhe përparim në rajon.

“Është e qartë se presidenti ynë është i gatshëm për të rishqyrtuar çdo situatë, ai dëshiroj të arrijë përfundimin e asaj që ka marrë nga administrata e mëparshme”.

Ambasadori amerikan ka theksuar se zgjidhja për Serbinë dhe Kosovën duhet të vijë përmes ‘kreativitetit dhe fleksibilitetit’.

“Zgjidhja e problemit të Kosovës kërkon udhëheqës të guximshëm”./Lajmi.net/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img