19,07,2025

Dhjetëra të vdekur nga tërmeti në Indonezi

Must Read

Tërmeti magnitudë 7 dëmtoi ndërtesat dhe shkaktoi ndërprerje të energjisë. Më shumë se 50 vetë u plagosën gjithashtu.

Në ishullin fqinj të Balit, pamjet video treguan njerëz që vraponin nga shtëpitë e tyre duke bërtitur.

Lëkundja vjen një javë pasi një tërmet tjetër goditi Lombokun, një vend turistik popullor për plazhet dhe shtigjet e tij duke vrarë të paktën 16 vetë.

Instituti Gjeologjik amerikan tha se tërmeti i fundit, jashtë brigjeve veriore të Lombokut, goditi 10 km nëntokë.

Një paralajmërim për cunamit u lëshua pas tërmetit, por u hoq disa orë më vonë.

Një zëdhënës i agjencisë për zvogëlimin e fatkeqësive të Indonezisë i tha agjencisë së lajmeve AFP se shumë ndërtesa ishin prekur në qytetin kryesor të Lombokut,  Matarami, shumica e të cilave ishin ndërtuar me materiale ndërtimi të dobët.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Arrestohet një 14 vjeçar, i konfiskohet një armë zjarri dhe një sprej

Ferizaj, 19 korrik 2025 Më datë 19.07.2025, rreth orës 00:10, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img